
Në kuadër të projektit për rritjen e punësimit të rinjve përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, D&D Business Support Center, ofron mundësi trajnimi falas për ndërmarrësi, për të rinjtë ndërmjet moshës 18-24 vjet, duke përfshirë modulet si:
- Hyrje në ndërmarrësi,
- Plan biznesi,
- Marketing dhe
- Planifikim financiar.
Nga ky projekt do të përfitojnë 75 kandidatë nga regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, nga komunat Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Hani i Elezit, Viti dhe Novobërdë.
Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Qershor 2019 dhe do të zgjasin 5 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë: të rinjtë, femrat, komunitet pakicë dhe grupet e tjera të margjinializuara.
Kriteret për aplikim:
- Aplikuesi duhet të jetë qytetar nga regjioni i Ferizajt ose nga regjioni i Gjilanit, si dhe të ketë ide kreative dhe të realizueshme për biznes
- Të posedojë dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës;
- Të jetë ndërmjet moshës 18-24 vjet;
Afati i fundit për aplikim: 07 Qershor 2019
Aplikimin mund ta bëni online duke klikuar në butonin më poshtë: