Në kuadër të projektit “Self-Employment Training and Mentoring & Coaching for Returnees” D&D Business Support Center, ofron tajnime në fushën e ndërmarrësisë dhe vetpunesimit për persona të riatdhesuar . Ky trajnim ka për qëllim trajtimin e moduleve të cilat do të mundësojnë zhvillimin e ideve biznesore në të ardhmen.
​
Kohëzgjatja e trajnimit do jetë 5 ditë dhe modulet të cilat do të shtjellohen janë:
-
Ideja e biznesit dhe procesi i inovacionit;
-
Marketingu, plani i marketingut dhe zhvillimi i produktit;
-
Zhvillimi i planit te biznesit;
-
Planifikimi financiar dhe kontabiliteti;
Qëllimi i trajnimit për Ndërmarrësi dhe Vetëpunësim është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar si të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit si dhe të zhvillojë aftësitë e tyre në menaxhim të biznesit.
​
Për pjesëmarrje në trajnim fillimisht duhen të plotësohen disa kritere bazë që përfshijnë:
-
Të jetë banor i/e Republikës së Kosovës
-
Të posedoj dokument valid të Republikës së Kosovës;
-
Të jetë mbi moshën 18 vjeçare;
-
Të jetë i/e gashtëm/e të zhvillojë ide biznesi bazuar në aftësitë e tyre;
Mënyra e aplikimit është online përmes linkut në vazhdim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScaTS2UxK90fFE3xZiXbbF24L0pwdSXfK-NonozyYB554ujkg/vieëform
Pas përfundimit të trajnimeve, nga njohuritë e fituara pjesëmarrësit mund të aplikojnë për grante të ofruara nga UNDP dhe ARPK, ku mund të përfitojnë mjete pune për veprimtaritë e tyre punuese.
Afati i fundit për aplikim është me datë: 17.09.2022
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në numrin si në vijim: +383 (0) 38 748 701 apo në e-mail adresën info@dd-bsc.com