Në kuadër të projektit për rritjen e punësimit të të rinjve të papunë afatgjatë dhe përfituesve të skemave sociale, i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, D&D Business Support Center, ofron mundësi trajnimi falas për zhvillimin e shkathtësive për qasje në tregun e punës, duke përfshirë modulet si:
• Kërkesat e tregut të punës;
• Hartimi i kontributeve dhe shkathtësive të nevojshme për të qenë pjesë aktive e tregut të punës;
• Shkathtësitë e buta dhe rëndësia e tyre në tregun e punës;
• Aftësitë bazike të TIK-ut;
• Përgatitja e CV-së;
• Përgatitja për intervistë;
• Hulumtimi i tregut për punë dhe mbajtja e vendit të punës.
Sesionet e trajnimit do të zgjasin 5 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë: të rinjtë, femrat, komunitet pakicë dhe grupet e tjera të margjinializuara, nga komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
Afati i fundit për aplikim: 15 Janar 2021
Aplikimin mund ta bëni online duke klikuar në linkun më poshtë: