FTESË PËR TRAJNIME

Jan 07 2021
stafiddbsc

FTESË PËR APLIKIM

Në kuadër të projektit për rritjen e punësimit të të rinjve të papunë afatgjatë dhe përfituesve të skemave sociale, i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, D&D Business Support Center, ofron mundësi trajnimi falas për zhvillimin e shkathtësive për qasje në tregun e punës, duke përfshirë modulet si:

1. Kërkesat e tregut të punës;
2. Hartimi i kontributeve dhe shkathtësive të nevojshme për të qenë pjesë aktive e tregut të punës;
3. Shkathtësitë e buta dhe rëndësia e tyre në tregun e punës;
4. Aftësitë bazike të TIK-ut;
5. Përgatitja e CV-së;
6. Përgatitja për intervistë;
7. Hulumtimi i tregut për punë dhe mbajtja e vendit të punës.

Sesionet e trajnimit do të zgjasin 5 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).

Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë: të rinjtë, femrat, komunitet pakicë dhe grupet e tjera të margjinializuara, nga komuna e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Aplikimin mund ta bëni online duke klikuar në linkun më poshtë:

 

 

 

Kriteret për aplikim
– Aplikuesi duhet të jetë qytetar nga komuna e Mitrovicës ose Vushtrrisë;
– Të jetë i papunë afatgjatë ose përfitues i skemave sociale;

Afati i fundit për aplikim: 15 Janar 2021

Për më shumë informacione mund të na kontaktoni përmes tel: +383 (0) 38 748 701 ose +383 (0) 44 693 564 apo përmes e-mail adresës: info@dd-bsc.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *