FTESË PËR APLIKIM – Trajnime për ndërmarrësi

Mar 17 2021
stafiddbsc

D&D Business Support Center ofron mundësi trajnimi falas për ndërmarrësi, të financuar nga SHHBK “Nëna Terezë”, duke përfshirë modulet:
– Hyrje në ndërmarrësi,
– Plan biznesi,
– Marketing dhe
– Planifikim financiar.

Nga ky projekt do të mund të përfitojnë kandidatë nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ndërsa trajnimet do të mbahen në 7 qendrat regjionale (Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë). Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Prill 2021 dhe do të zgjasin 10 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).

Trajnimet do të jenë falas, dhe pas përfundimit të trajnimit secili përfitues do të ketë mundësi të pranoj edhe konsulencë individuale (poashtu falas) për themelim apo zgjerim biznesi nga konsulentët e D&D Business Support Center. Gjatë trajnimit dhe shërbimeve të konsulencës,  përfituesit  do të kenë mundësinë të zhvillojnë një plan biznesi për ta jetësuar idenë e tyre të biznesit, si dhe idetë më inovative do të financohen gjatë fazës së ardhshme të projektit nga SHHBK “Nëna Terezë”.

Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë: të riatdhesuarit, të rinjtë, femrat, komunitet pakicë dhe grupet e tjera të margjinializuara.

Aplikimin mund ta bëni online duke klikuar në butonin më poshtë:

 

 

 

Kriteret për aplikim:
– Të jenë persona të riatdhesuar;
– Të mos kenë përfituar më parë nga skemat për të riatdhesuar;
– Të jenë banorë të Republikës së Kosovës;
– Të jenë mbi moshën 18 vjeçare.

Afati i fundit për aplikim:  31 Mars 2021

Për më shumë informacione mund të na kontaktoni përmes tel: +383 (0) 38 748 701 ose +383 (0) 44 693 564 apo përmes e-mail adresës: info@dd-bsc.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *