Në kuadër të projektit “Përkrahja në punësim, vetëpunësim dhe nismave ndërmarrëse përmes mbështetjes teknike dhe financiare për të rinjtë e rajonit të Prishtinës” projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës dhe Rinisë dhe Sportit ftohen të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin për Ndërmarrësi të aplikojnë për mundësinë e përfitimit të pakos së pajisjeve të cilat do ndihmonin dhe lehtësonin konkurueshmërinë, punësueshmërinë dhe operimin e bizneseve të tyre.
Procesi i përzgjedhjes do bëhet në bazë të kritereve kualifikuese:
-
Të jetë pjesëmarrës i trajnimit për "Ndërmarrësi dhe Vetëpunësim" trajnim ky i implementuar nga D&D Business Support Center dhe i financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit;
-
Të jetë i/e moshës 18-24 vjeç;
Dhe në bazë të kritereve profesionale si në vijim:
-
Përmbledhja e përgjithshme e idesë së biznesit të jetë inovative, e realizueshme dhe e qartë duke përfshirë në tërësi mënyrën e operimit të saj;
-
Ideja e biznesit të jetë e bazuar në hulumtimin e tregut (Identifikimi i nevojave të tregut, trendet rritëse të tregut);
-
Strategjia e marketing-ut të paraqes qartë mënyrën e promovimit të biznesit kundrejt konkurencës së tij;
-
Identifikimi i rreziqeve që biznesi do të hasë në operimin e biznesit;
-
Menaxhimi i punonjësve të përfshij strukturën organizacionale të biznesit dhe identifikimin e pozitave kryesore të stafit;
-
Pasqyra e rrjedhës së para-së dhe pasqyra e të ardhurave të paraqes në formë reale planifikimin financiar të biznesit;
-
Prezantimi i idesë së biznesit të përfshij: stilin e prezantimit, mënyrën e prezantimit të idesë së biznesit dhe aftësitë ekipore të kandidatit.
Mënyra e aplikimit është online, ku përfshihet plotësimi i planit të biznesit (të cilin mund ta gjeni në pjesën e më poshtme) si dhe bashkangjitja e dokumenteve të listuara më poshtë në formatin pdf (të skenuara) apo të fotografuara:
- Letërnjoftimi;
- Dëshmi e ndjekjes së trajnimit për "Ndërmarrësi dhe Vetëpunësim” trajnim ky i implementuar nga D&D Business Support Center dhe i financuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit;
- Ndonjë dëshmi tjetër që tregon njohuritë e profesionit tuaj (nëse keni).
Afati i fundit për aplikim është: 10 ditë pune nga dita e certifikimit të pjesëmarrësve.
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në numrin si në vijim: +383 (0) 38 748 701 apo në e-mail adresën info@dd-bsc.com
Shkarko këtu planin e biznesit: