KONKURS PUNE: ZYRTAR/ E PËR PROJEKTE

Mar 01 2019
stafiddbsc

D&D Business Support Center hap konkurs për plotësimin e vendeve të lira për punë, duke promovuar ambient sfidues të punës si dhe duke inkurajuar punën ekipore, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe krijimin e energjisë pozitive në vendin e punës.

POZITA: ZYRTAR/ E PËR PROJEKTE

Kualifikimet minimale:

» Të paktën diplomë universitare në fushën e  biznesit ose ekonomisë;
» Përvojë pune në implementim apo menaxhim të projekteve apo në fushën e shërbimeve për biznese apo administrim biznesi si: marketing, biznes plane, financa, kontabilitet, hulumtime, analiza, apo të ngjashme;
» Njohuri dhe shkathtësi në menaxhim dhe koordinim të aktiviteteve përgjatë implementimit të projekteve;
» Shkathtësi planifikimi dhe organizimi;
» Aftësi në përpilim të shkresave, raporteve, propozimeve, ofertave dhe të dokumenteve të ngjashme;
» Aftësi dhe shkathtësi komunikimi;
» Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme;
» Njohuri dhe shkathtësi të avancuara në përdorimin e kompjuterit (paketës Ms  Office);
» I gatshëm për punë ekipore dhe në raste të veçanta jashtë orarit të punës.

Detyrat kryesore:

» Merr pjesë në mënyre direkte në ofrimin e shërbimeve të konsulencës për klient;
» Koordinimi i aktiviteteve gjatë implementimit të projekteve;
» Përcjell dhe monitoron implementimin e projekteve;
» Përpilon raporte periodike lidhur me progresin dhe performancën në implementim të projekteve;
» Hulumtime dhe analizë e të dhënave që shërbejnë si bazë për nevoja të produkteve të ndryshme të konsulencës për biznes dhe/apo për nevoja të tjera përgjatë implementimit të projekteve të ndryshme;
» Përpilimi i dokumenteve administrative, shkresave, raporteve dhe propozimeve/ofertave;
» Shërbime marketingu dhe reklamimi për produktet dhe shërbimet për kompaninë por edhe shërbime të tilla për klientët;
» Menaxhimi i portofoleve të klientëve të organizatës dhe krijon/ mirëmban bazën e të dhënave për klientët e organizatës;
» Punë tjera që ndërlidhen me aktivitet ditore të zyrës.

D&D BSC ofron mundësi ngritje në karrierë dhe pagë konkurruese për kandidatët e suksesshëm.

Aplikimi mund të bëhet përmes dërgimit të  CV-së dhe një letër motivimi, në E-mail adresën: info@dd-bsc.com, duke specifikuar në subject pozitën për të cilën aplikon.

» Afati i fundit për aplikim, 11 Mars 2019 «

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *