TRAJNIM FALAS PËR NDËRMARRËSI DHE PLAN BIZNESI

May 23 2019
stafiddbsc

Në kuadër të projektit për rritjen e punësimit të rinjve përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, D&D Business Support Center, ofron mundësi trajnimi falas për ndërmarrësi, për të rinjtë ndërmjet moshës 18-24 vjet, duke përfshirë modulet si:

  • Hyrje në ndërmarrësi,
  • Plan biznesi,
  • Marketing dhe
  • Planifikim financiar.

Nga ky projekt do të përfitojnë 75 kandidatë nga regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, nga komunat Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Hani i Elezit, Viti dhe Novobërdë.

Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Qershor 2019 dhe do të zgjasin 5 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).

Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë: të rinjtë, femrat, komunitet pakicë dhe grupet e tjera të margjinializuara.

Kriteret për aplikim:

  • Aplikuesi duhet të jetë qytetar nga regjioni i Ferizajt ose nga regjioni i Gjilanit, si dhe të ketë ide kreative dhe të realizueshme për biznes
  • Të posedojë dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës;
  • Të jetë ndërmjet moshës 18-24 vjet;

Afati i fundit për aplikim:  07  Qershor 2019

Aplikimin mund ta bëni online duke klikuar në butonin më poshtë:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *