KONKURS PËR PRAKTIKANT/ E (4 POZITA)

Mar 01 2019
stafiddbsc

D&D Business Support Center, ofron mundësi punësimi për punë praktike për periudhë 3 mujore.

Kandidatët e përzgjedhur mund të punësohen me kontratë të rregullt pune nëse tregohen të suksesshëm gjatë periudhës praktike.

Praktika do të realizohet në shërbimet si në vijim:

» Menaxhimi i portofoleve të klientëve të organizatës;
» Krijimi dhe mirëmbajtja e bazës së të dhënave;
» Koordinimi i aktiviteteve gjatë implementimit të projekteve;
» Komunikimi me klient dhe me partnerët e organizatës;
» Asistimi i ekspertëve/ konsulentëve në ofrimin e shërbimeve për klient;
» Përpilimi i dokumenteve administrative, shkresave, raporteve dhe propozimeve/ ofertave;
» Shërbime marketingu dhe reklamimi elektronik për produktet dhe shërbimet në emër të klientëve.

Kualifikimet minimale:

» Diplomë universitare në fushën e biznesit ose ekonomisë, apo absolvent;
» Njohuri bazike në punë në fushën e shërbimeve për biznese apo administrim biznesi si: marketing, biznes plane, financa, kontabilitet, hulumtime, analiza, apo të ngjashme;
» Njohuri dhe shkathtësi në menaxhim dhe koordinim të aktiviteteve përgjatë implementimit të projekteve;
» Shkathtësi planifikimi dhe organizimi;
» Aftësi në përpilim të shkresave, raporteve, propozimeve, ofertave dhe të dokumenteve të ngjashme;
» Aftësi dhe shkathtësi komunikimi;
» Njohja e gjuhës angleze, e preferueshme;
» Njohuri dhe shkathtësi të avancuara në përdorimin e kompjuterit (paketës Ms Office).

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-in dhe letër motivimi, në email adresën: info@dd-bsc.com, duke specifikuar në subject pozitën për të cilën aplikon.

»Afati i fundit për aplikim 25 Maj 2019«

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *