Për D&D

D&D Business Support Center është kompani konsulente, e themeluar në vitin 2008, e cila ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të konsulencës. Falë punës së madhe të ekipit të saj profesional, si dhe vlerave të ofruara në tregun vendor, D&D për këto vite ka ndërtuar partneritete afatgjate bashkëpunimi me institucionet të ndryshme publike, organizata jo-qeveritare, institucione ndërkombëtare, donatorë, kompani të huaja,  investitorë,  si dhe partnerë të shumtë nga sektori privat në Republikën e Kosovës.

Për më tepër, nga shërbimet profesionale të D&D, gjatë kësaj periudhe kanë përfituar mbi 7,000 përfitues, si:  ndërmarrje të vogla dhe të mesme në vend, biznese fillestare (start-up) të rinjve, punëkërkues,  femra ndërmarrëse dhe grupe të tjera të margjinializuara.

Në rrafshin makroekonomik, D&D ka kontribuuar në hartimin e shumë dokumenteve strategjike, hulumtime të ndryshme me interes për zhvillim politikash në vend, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendrorë, ngritje të kapaciteteve të institucioneve publike si dhe shërbime të ndryshme profesionale.

Të gjitha këto të arritura, dhe pozicionimi i jonë në treg, i adresohet në rend të parë punës ekipore, i përbërë nga më shumë se 40 konsulentë, respektivisht ekspertë me përgatitje të lartë akademike, si dhe me eksperiencë të gjatë dhe të dëshmuar në arritje të rezultateve dhe  ofrimin e vlerës për klientët.

 

VIZIONI
Për të qenë kompania më e besuar dhe e respektuar për shërbime profesionale, e njohur nga klientët tanë për dhënien e përsosmërisë.
MISIONI
Për t’u shërbyer klientëve tanë, duke iu siguruar shërbime të cilësisë më të lartë profesionale, që adresojnë çështjet e tyre të biznesit. Duke tërhequr, rekrutuar dhe mbajtur profesionistët më me njohuri dhe me pasion, ne sigurojmë një kulturë bashkëpunuese që u mundëson atyre të lulëzojnë profesionalisht dhe personalisht.
QËLLIMI
Qëllimi i themelimit të D&D është që të ndihmoj klientët e të gjitha industrive, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, që të përmirësojnë performancën menaxheriale, në përputhje me rregullat komplekse, duke zvogëluar shpenzimet dhe rritur vlerën e investimit të tyre dhe duke arritur qëndrueshmëri në qëllimet afatgjata dhe strategjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *