KONKURS PUNE: KONSULTANT/ E BIZNESI (2 POZITA)

Mar 01 2019
stafiddbsc

D&D Business Support Center hap konkurs për plotësimin e vendeve të lira për punë, duke promovuar ambient sfidues të punës si dhe duke inkurajuar punën ekipore, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe krijimin e energjisë pozitive në vendin e punës. 

POZITA: KONSULTANT/ E BIZNESI (2 POZITA)

Përmbledhja e detyrave dhe përgjegjësive:

» Angazhohet direkt në menaxhim dhe koordinim të projekteve të cilat implementohen nga organizata;
» Ndërton raporte bashkëpunimi me klientë dhe partnerë të biznesit (biznese private, donatorë, institucione publike dhe organizata të tjera);
» Analizon situatën e klientëve, realizon hulumtime rreth biznesit të klientit si dhe zhvillon Plane të Biznesit për klientët;
» Bënë hulumtime dhe analiza për nevoja dhe kërkesa specifike të klientëve;
» Ofron udhëzime individuale me cilësi të lartë për ndërmarrësit, pronarët e bizneseve, dhe menaxherët e bizneseve (klientëve);
» Zhvillon dhe ofron programe trajnimi të fushave të ndryshme në harmoni me nevojat e klientëve, gjeneron kurrikula për programet e trajnimeve, seminare, konferenca, etj.;
» Zhvillon fusha specifike dhe relevante të ekspertizës në fushën e zhvillimit të biznesit. Aplikon këto njohuri nëpërmjet programeve të reja të trajnimit, mjeteve të tjera të konsulencës, projekteve kërkimore, dhe/ose zhvillon programe të reja të asistencës së biznesit;
» Merr pjesë në konferenca dhe seminare që organizohen nga akterë të ndryshëm të ndërlidhura me fushë-veprimtarinë e organizatës;
» Efektivisht angazhohet në marketing dhe promovim të organizatës tek grupet e shënjestruara të klientëve dhe partnerëve.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e nevojshme: 

» Të ketë diplomë universitare në fushën e ekonomisë, administrim biznesi (ose të ngjashme) niveli Master i dëshiruar;
» Përvojë pune në fushën e konsulencës për biznes, si financa, kontabilitet, marketing, menaxhim biznesi, menaxhim të projekteve dhe të ngjashme;
» Përvojë në menaxhim dhe koordinim në implementim të projekteve me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe biznesit, respektivisht të fushës së shërbimeve të konsulencës;
» Përvojë dhe shkathtësi në shkrim dhe përpilim të projekt propozimeve;
» Aftësi e lartë raportimi dhe prezantimi;
» Njohuri dhe përvojë në zhvillim të Biznes Planeve;
» Aftësi dhe shkathtësi analitike të komunikimit;
» Inovativë dhe kreativë në gjenerim të mundësive të reja për zgjerim të aktiviteteve të ndërmarrjes;
» Aftësi bashkëpunuese në ekip dhe në ndërtim të ekipit;
» Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhës serbe-kroate e dëshirueshme.

D&D për kandidat të përzgjedhur ofron: ambient të përshtatshëm pune, vend pune të qëndrueshëm dhe mundësi avancimi në karrierë.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-in dhe një Letër Motivimin përmes  E-mail adresës: info@dd-bsc.com, duke specifikuar në subject pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të thirrën për intervistim, ndërsa thirrjet telefonike nuk janë të pranueshme.

» Afati i fundit për aplikim, 25 Maj 2019 «

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *