FTESË PËR TRAJNIME – TRAJNIM FALAS NË FUSHËN E HARTIMIT DHE MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE

Oct 12 2018
admin

FTESË PËR TRAJNIME – TRAJNIM FALAS NË FUSHËN E HARTIMIT DHE MENAXHIMIT TË PROJEKTEVE

D&D Business Support Center, fton të rinjtë, gratë dhe grupet tjera të margjinalizuara nga Komuna e Obiliqit dhe Drenasit, të aplikojnë për trajnim falas në fushën e hartimit dhe menaxhimit të projekteve inovative, duke përfshirë modulet si në vijim:

• Hartimi i projekt propozimit;
• Hartimi i buxhetit të projektit;
• Gjetja e burimeve/mundësive për financim, dhe
• Menaxhimi i projekteve.

Projekti do të fokusohet ekskluzivisht në krijimin e aftësive menaxhuese të projekteve, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mesin e të rinjve dhe grave duke rritur pjesëmarrjen aktive në shoqëri.

Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Nëntor 2018 dhe do të zgjasin 4 ditë. Trajnimet do të mbahen në Komunën e Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa për datën e saktë dhe adresën ku do realizohen sesionet e trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Përparësi për të përfituar nga ky projekt kanë: të rinjtë nga zonat rurale, femrat, komunitetet pakicë, si dhe grupet tjera të margjinalizuara nga Komunat Obiliq dhe Drenas.

KRITERET PËR APLIKIM

• Aplikuesi duhet të jetë qytetar i Komunës së Obiliqit ose Drenasit;
• Të ketë dokument identifikimi valid;
• Të kenë ide kreative dhe të realizueshme;

Apliko Online!

Për më shumë mund të na kontaktoni në
+383(0)44 693 564
+383(0)44 816 773

Afati i fundit për aplikim:
20 Tetor 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *