FTESË PËR TRAJNIME NË NDËRMARRËSI DIGJITALE

Jul 15 2020
stafiddbsc

THIRRJE PËR APLIKIM

D&D Business Support Center, ofron trajnime falas në fushën e Ndërmarrësisë Digjitale dhe Planit të Biznesit, për të rinjtë e grup moshës 18-24 vjeç, nga komunat: Prishtinë, Mitrovicë dhe Podujevë. Projekti financohet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Më gjerësisht, modulet e këtij trajnimi përfshijnë:
1. Gjenerimi i idesë së biznesit,
2. Hyrja në ndërmarrësi dhe ndërmarrësi digjitale,
3. Planifikimi i biznesit,
4. Marketingu, përfshirë marketingun digjital,
5. Financa, me theks të veçantë qasja në financa për implementim të planit të biznesit.

Përgjatë këtij trajnimi, përfituesit do të kenë mundësi të përgatisin një plan të realizueshëm biznesi për të jetësuar idenë e tyre ndërmarrëse, si dhe idetë më të mira, më inovative dhe më të qëndrueshme pritet të financohen gjatë fazës së dytë të projektit nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Për kushtet, kriteret dhe mënyrën e aplikimit për grante, respektivisht financim të planeve të biznesit, përfituesit do të njoftohen nga thirrja publike e MKRS-së që do lansohet në fazë të më vonshme, gjatë këtij viti.

Nga ky trajnim, do të kenë mundësi të përfitojnë 60 të rinj nga komunat e lartpërmendura ku përparësi do të kenë: të rinjtë nga zonat rurale, femrat, komunitetet pakicë dhe grupe të tjera të margjinalizuara.

Trajnimi do të zgjasë 10 ditë, ndërsa për datën dhe adresën e saktë të realizimit të sesioneve të trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve të trajnimit).

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke klikuar në linkun e më poshtëm:

 

 

 

Afati i fundit për aplikim: datë 30/07/2020, ora 16:00.

Kriteret për aplikim:
• Aplikuesi duhet të jetë qytetar i komunës të Prishtinës, Mitrovicës dhe Podujevës,
• Të jetë i moshës ndërmjet 18 dhe 24 vjeç,
• Të kenë ide kreative dhe të realizueshme për biznes.

Për më shumë informacione mund të na kontaktoni përmes tel: +383 (0) 38 748 701 ose +383 (0) 44 693 564 apo përmes e-mail adresës: info@dd-bsc.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *