FTESË PËR APLIKIM – TRAJNIME PËR NDËRMARRËSI DHE ZHVILLIM TË PLANEVE TË BIZNESIT

Sep 17 2018
admin

FTESË PËR APLIKIM – TRAJNIME PËR NDËRMARRËSI DHE ZHVILLIM TË PLANEVE TË BIZNESIT

D&D Business Support Center, fton të rinjtë (18-24 vjeç), nga regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit të aplikojnë për trajnime falas në fushën e ndërmarrësisë dhe zhvillimit të planeve të biznesit, duke përfshirë modulet:
• Hyrje në ndërmarrësi,
• Plan biznesi,
• Marketing dhe
• Planifikim financiar.

Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Tetor 2018 dhe do të zgjasin 10 ditë. Trajnimet do të mbahen në rajonin e Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa për datën e saktë dhe adresën ku do realizohen sesionet e trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Gjatë trajnimit, përfituesit do të kenë mundësinë të zhvillojnë një plan biznesi për të jetësuar idenë e tyre të biznesit, ku idetë inovative do të financohen gjatë fazës së dytë të projektit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përparësi për të përfituar nga ky projekt kanë: të rinjtë nga zonat rurale, femrat, komunitetet pakicë, si dhe grupet tjera të margjinalizuara.
Kriteret për aplikim:
• Aplikuesi duhet të jetë qytetar i rajonit të Ferizajt ose Gjilanit,
• Të kenë ide kreative dhe të realizueshme për biznes;
• Të jetë i moshës ndërmjet 18 dhe 24 vjeç.
• Të posedojë dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës;

Aplikimin mund ta bëni online ne duke klikuar:

Për më shumë mund të na kontaktoni në
+383 (0) 44 693 564
+383 (0) 44 816 773
Afati i fundit për aplikim:
26 Shtator 2018

Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe ka për qëllim përkrahjen e të rinjve dhe zhvillimin e shkathtësive të tyre ndërmarrëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *