FTESË PËR APLIKIM PËR TRAJNIME

Dec 05 2019
stafiddbsc

FTESË PËR APLIKIM

Në kuadër të projektit për rritjen e punësimit të rinjve të papunë afatgjatë dhe përfituesve të skemave sociale, i financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, D&D Business Support Center, ofron mundësi trajnimi falas për soft skills, (për përgatitje të CV-së dhe letrës motivuese, përgatitje për intervistë të punës dhe fusha të tjera), që lidhen me qasjen në punësim të përfituesve të skemës së ndihmës sociale dhe të rinjtë me papunësi afatgjatë të regjistruar në zyrat e
punësimit.

Nga ky projekt do të përfitojnë 40 kandidatë nga regjioni i Prishtinës. Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Janar 2020 dhe do të zgjasin 5 ditë. Për datat e sakta dhe adresën ku do realizohen trajnimet, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).

Përparësi për të përfituar nga ky projekt do të kenë: të rinjtë e papunë afatgjatë, përfitues të skemave sociale, komunitet pakicë dhe grupet e tjera të margjinalizuara.

Apliko tani: 
Afati i fundit për aplikim:
20 Dhjetor 2019

Për më shumë mund të na kontaktoni në:
+383 (0) 38 748 701

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *